Historiku Murebest

Në pranverë të vitit 1993, Muhamet STOJKU dhe dy djemtë e tij,
  • Rexhep STOJKU
  • Besnik STOJKU

Hapën dyqanin e parë me Mobilje të përdorura Italiane në qytetin e Fierit, si person Fizik. Më 1994 e zgjeruan aktivitetin e tyre më tej me një dyqan në Lushnje dhe në Korcë me Mobilje Italiane të përdorura dhe të reja. 20.03.1996 – Themelojnë Firmën “MUREBEST” sh.p.k në qytetin e Fierit MUHAMET- REXHEP- BESNIK- STOJKU. Qëndra e “Murebest” ndodhet në Fier, Lagjë 11 Janari, Rruga: “Ramiz Aranitasi”. Forma juridike eshte Sh.p.k. Objekti kryesor i “Murebest” është : Import – Eksport i Mobiljeve Italiane etj. “Murebest”Shpk - Nga themelimi e pozicionon aktivitetin e vet në importin dhe tregtimin e mobiljeve 100 % Italiane, për arredimin e ambienteve të banimit, Vilave, Paisjeve të zyrave, mobilim të instutucioneve, Hoteleve, Bareve, Restoranteve etj. Disa nga aktivitet e realizuara nga “Murebest” janë: 25-30 Nëntor 1996: - “Murebest “ –Mori pjesë per herë të parë në panairin “KLIK EXPO KLIK”, së bashku me firmën “JAMA“. Nëntor 1997 : - “Murebest” -Mori pjesë në projektin e rëndësishëm për mobilimin e godinës së Bashkisë së qytetit te Fierit . 26 Prill 1998 :- “Murebest” - Duke parë ecurin dhe kërkesën në rritje të konsumotorit, shijen dhe cilesin e lartë të mobilimit si dhe korrektësin, kufijtë e firmës rriten me një filial të ri në kryeqytetin Shqiptar në Tiranë. 8 dhjetor 2000 :- “Murebest”, nga besimi i krijuar në treg e konkretizon punën me mobilimin e pjesshëm të Presidencës së Republikës së Shqiperisë. “Murebest” - Me prezantim dinjitoz ka marrë pjesë në shumë panaire të ndryshme të biznesit shqiptarë. 25-30 nentor 1999:- “Murebest”, me një paraqitje shumë të mirë merr pjesë në panairin “KLIK EXPO KLIK”, ku bënë dhe prezatimin për herë të parë në Shqiperi të linjes së mobiljeve “formitalia luxury group ” ( Paolo GUUCI design ). Pas këtij suksesi hapet edhe dyqani i dytë në filialin Tiranë. 15-20 Prill 2001:-“Murebest”, në panairin e “Expo Primo” me ekskluzivitetin e firmave më të njohura të prodhimit Italian arrihet vleresimi maksimal, Kupa e Artë. Kërkesa në rritje dhe vlersimi i komoditetit të klientit, u vlerësua nga “Murebest”, për të zgjeruar aktivitetin me një gamë më të gjerë produktesh në Show Room-et e veta, si: Mobilje për zyra, bare e restorante, parket druri, shkallë druri e inoxi, dyer të brendëshme e te jashtme etj. “Murebest” Sh.p.k ofron : Transportin, montimin dhe asistencën teknike për klintët e tij. 29 Prill 2003:- “Murebest”, në Prishtinë e bënë inagurimin e filialit të tretë. Konsolidimi i biznesit dhe ambicia për të afruar shërbimet edhe me gjerë bëri që “Murebest” të shtrijë aktivitetin edhe në Kosovë. Serioziteti në punë dhe shërbimi ndaj klientit bën që “Murebest” të njihet në të gjithë Kosovën, brenda një kohë shumë të shkurtër. Aktivitete të tjera të rëndësishme që kalojnë përmasat e shërbimit ndaj nje klienti marrin gjithashtu përmasat e shërbimit publik të kryera me korrektësi nga ana e “Murebest”Sh.p.k.

Këto shërbime janë:

  • 2005 − Mobilim i Hotel “Kontinental” ne autostradën Tiranë- Durrës.
  • 2006 − Mobilim i Hotel “Dolce Vita “ në plazhin e Durrësit.
  • 2007 − Mobilim i Hotel “Baci” në Prishtinë (barin dhe hollin).
  • 2008 − Mobilim i Hotel “Alpet” në Sukth, Durrës, (dhomat).
    • Mobilim i pjesëshëm i Hotel “President” në Tiranë.
    • Mobilim i Rezidencave Qeveritare në Dajt dhe Pogradec.
  • 2009 − Mobilimi Zyrave të Televizionit “Klan”,si dhe mobilimin e studios dhe skenës se emisionit “E Diela Shqiptare”.
    • Mobilim i Zyrave të Kompanis “Alb-Star” (2200 m² zyra) në Fier.
    • Mobilim i Hotel “Fieri” në Fier.

“Murebest”: Është pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme televizive si:
“Kënga Magjike” apo “E Djela Shqiptare” si sponsor i rëndësishëm, jo vetem për reklamë por edhe për zhvillim të shoqërisë shqiptare në tërësi.
2007: - “ Murebest” është transferuar në dyqanin e ri 800 m² ne Fier, ku ndodhen dhe zyrat qëndrore, me një staf të kualifikuar e të motivuar për të përmbushur në mënyrë efikase kërkesat e klientit.
Prej Vitit 2007: “Murebest” zotëron ekskluzivitetin e më shumë se 160 Firmave Italiane Cilësia e prodhimeve që paraqet “Murebest”, bën që të jetë Lider i Mobiljeve Italiane në trevat shqiptare.
25 Janar 2012: Hapet Showroom-i i ri në Tiranë. Një Showroom i ri dhe modern me siperfaqe rreth 1000 m².
“Murebest”: - Bashkëpunon me arkitekt dhe studio arkitekture në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.
“Murebest”: - Mirëpret c’do lloj bashkëpunimi në projekte të reja, duke ofruar garanci, besueshmëri, transparencë në cilësi e çmime.
“Murebest”, është gjithmonë koherent dhe i hapur ndaj risive.

Në pranverë të vitit 1993, Muhamet STOJKU dhe dy djemtë e tij,

  • Rexhep STOJKU
  • Besnik STOJKU
Hapën dyqanin e parë me Mobilje të përdorura Italiane në qytetin e Fierit, si person Fizik.

1993

Panairi KLIK EXPO KLIK

1996

Bashkia Fier

1997

Prisidency of the Republic of Albania

2000

Panairi Expo Primo

2001

Iran Embassy Tirana

2002

Residences of Dr.Ibrahim Rugova (Prishtine)

2003

Offices of Dr.Ibrahim Rugova (Prishtine)

2004

Hotel Continental (Vore)

2005

Hotel Dolce Vita (plazh,Durres)

2006

Hotel Baci (Prishtinë)

2007

  • Hotel Alpet/Gulf (Sukth,Durres)
  • Hotel President/Calsberg (Tirana)
  • Residences Dajt (Tirana)
  • Residences Pogradec

2008

  • Klan offices
  • Studio and scene of "E diela Shqiptare"
  • Hotel Fieri
  • Zyrat qendrore të Alb Star në Fier

2009

Bankers petroleum Albania offices (Fier)

2010

Hotel Bonita (mobilim i pjesshem/"shkembi i Kavajes")

2013

Hotel Best Western (Tirana airport)

2014